“Të dashur qytetarë, kjo festë simbolizon sakrificën dhe besimin për Zotin, mirëkuptimin dhe dashurinë për të gjithë njerëzit, e veçmas për ata që janë në gjendje më të vështirë sociale dhe kanë nevojë për dorën e ndihmës nga shoqëria.
Urojmë që kjo festë të përcillet jo vetëm me urime të mira e vizita tek të afërmit, por edhe me vepra të mira, sepse kjo ditë është ditë e mëshirës, faljes, mirëkuptimit, mirësisë dhe paqes.
Po ashtu urojmë që në këtë ditë të festës të ritheksojmë dashurin ndaj familjes, miqve dhe fqinjëve, të respektojmë konceptet universale për të respektuar dallimet dhe të shtrijnë dorën e ndihmës dhe humanizmit. Dëshirojmë që festën Fiter Bajramit ta kaloni në shenjë të solidaritetit, tolerancës dhe harmonisë vëllazërore” thuhet në mesazhin e kryetarit Berisha drejtuar qytetarëve të besimit Islam të komunës së Fushë Kosovës !
Me respekt: Kryetari i komunës: z. Burim Berisha