Pas nënshkrimit të kontratave me Operatorë Ekonomikë, AKK ka nisur me sukses zbatimin e projektit të rëndësishëm të “Rindërtimit të Kadastrit në 115 Zona Kadastrale”.
Rindërtimi i kadastrit në këto zona është proces i përditësimit dhe përmirësimit të të dhënave mbi pronësinë dhe njësitë kadastrale, me qëllim sigurimin e të dhënave të sakta dhe të besueshme për pronat në Kosovë.
Në foton më poshtë gjeni oraret e takimeve në mes të AKK-së, Komunës së Fushë Kosovës dhe banorëve të fshatrave Bardhi i Madh, Grabovc dhe Harilaq.
Poashtu, për çdo informacion mund të drejtoheni pran zyrave të operatorit ekonomik, të cilat janë vendosur në objektin e Komunës së Fushë Kosovës, në katin e 3-të, ku do të jenë të pranishëm çdo ditë pune për informata.
