Sot, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Autizmin, është mbajtur një tryezë diskutimi me pjesëmarrjen e psikologëve, mësuesve mbështetës, mësimdhënësve, udhëheqësve të shkollave dhe pedagogëve.
Në këtë tryezë ishte i pranishëm Drejtori i Arsimit, Adriatik Zeqiri.
Gjatë këtij diskutimi u trajtuan sfidat dhe mundësitë për ndërtimin e një sistemi arsimor gjithëpërfshirës, që i përgjigjet nevojave të çdo fëmije pa dallim.
Në fjalën e tij, drejtori theksoi se jetojmë në një kohë transformimesh të mëdha, ku shoqëria po ndryshon mënyrën si mësojmë, komunikojmë dhe ndërtojmë marrëdhënie. Ai nënvizoi se këto zhvillime kërkojnë një rishikim të vazhdueshëm të rolit të arsimit, duke e bërë atë më dinamik, më gjithëpërfshirës dhe të bazuar në parimin e barazisë së mundësive.
U theksua se një nga sfidat kryesore mbetet sigurimi i një mjedisi ku çdo fëmijë, pavarësisht dallimeve, të ketë hapësirë për të mësuar, për t’u zhvilluar dhe për të qenë pjesë aktive e shoqërisë.