Me rastin e fillimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit, Burim Berisha, kryetar i Komunës së Fushë-Kosovës, uron gjithë besimtarët islam, e një urim i posaçëm u adresohet agjëruesve. “Në këtë muaj të shenjtë dhe të madhërishëm uroj që t’i gjejë familjet tona të shëndetshme, me mirëqenie sociale, të lumtura dhe me përplot dashuri dhe që agjërimi të jetë sa më i lehtë.
Ky është një muaj i sakrificës njerëzore, i përkushtuar ndaj Zotit dhe uroj që jo vetëm në këtë muaj të shenjtë, por gjithnjë të kalohen në dashuri, paqe, mirëkuptim dhe solidaritet ndërmjet gjithë qytetarëve të Komunës së Fushë-Kosovës ” thuhet në urimin e kryetarit Berisha drejtuar besimtarëve Islam të Komunës së Fushë-Kosovës.