Sot z.Burim Berisha priti në takim Kryesinë e Klubit Futbollistik “Fushë-Kosova” dhe disa tifozë të këtij klubi. Gjatë takimit u diskutua për gjendjen e klubit dhe performancën e shkëlqyer që janë duke e treguar në ligën e parë dhe njëkohësisht iu uroi inkuadrimin në Superligë. Si çdoherë edhe kësaj radhe kryetari tregoi gatishmëri për t’i dhënë përkrahje edhe më të madhe këtij klubi dhe u uroi që të kenë suksese të mëtutjeshme në Superligën e Kosovës në Futboll.