Kryetari Valon Prebreza zhvilloi takime me komunitetet pakicë, që jetojnë në Komunën e Fushë-Kosovës, Ashkanlinjë, Egjiptian, Serb dhe Rom.
U diskutua për gjendjen e komuniteteve pas vërshimeve që ndodhën në komunën tonë.
Po ashtu u zhvilluan konsultimet për zgjedhjen e Nënkryetarit të Komunës nga radhët e komuniteteve.
Bisedat ishin konstruktive dhe në frymën e bashkëpunimit, ashtu siç do të zhvillohen të gjitha proceset që na presin përpara.