Sot më 28.12.2017, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare u mbajt një koktej rasti me qëllim të përmbylljes së vitit 2017. Të pranishëm ishin Kryetari i Komunës z. Burim Berisha dhe ushtruesja e detyrës së Drejtorit në DSHMS Ganimete (Rexhepi ) Berisha.
Me këtë rast u mbajt fjalim falënderues dhe përmbyllës nga Drejtori i QKMF-së Osman Maxhera dhe nga Kryetari i Komunës, po ashtu u ndanë Mirënjohje për:
– Punëtorët të cilët kanë dhënë kontributin e tyre gjatë periudhës së vaksinimit, në kohën e paraqitjes së fruthit.
– Për punëtorët të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në punë gjatë vitit 2017,
si dhe u dha Mirënjohja për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare e ndarë nga Kryetari i Komunës z. Burim Berisha për punën shembullore të këtij institucioni që iu dorëzua Dr.Osman Maxheres.
Me këtë rast i falënderojmë punëtoret shëndetësor dhe stafin tjetër për punën e pa lodhshme gjatë vitit qe po e lëmë pas, dhe njëherësh iu dëshirojmë shëndet, suksese dhe harmoni në familjet e tyre.