Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Fushë-Kosovë ka arritur rezultate të shkëlqyera në përballimin e pacientëve të shumtë të sëmurë dhe ka treguar funksionalitet, efikasitetit dhe profesionalizëm të pakontestueshëm.
QKMF në Fushë-Kosovë, me 103 punëtorë, mbulon të gjitha përgjegjësitë që i takojnë në nivelin e mjekësisë primare, është e njohur për punën korrekte, pa dallim etnie dhe feje. Numri i vizitave për çdo vit arrin në mbi 100,000.
Tani vazhdon zgjerimi i kapaciteteve për të siguruar kushte edhe më të mira për trajtimin shëndetësor të të gjithë qytetarëve.
Në emër të QKMF-së Mirënjohjen e pranoi Drejtori Dr. Osman Maxhera.