Festa e Kurban Bajramit është mundësi e mirë për fisnikërimin e shpirtit, rritjen e besimit në krijuesin tonë, ushtrimin e ndjenjës së solidaritetit, afrimin me ata që kanë nevojë, rritjen e kujdesit dhe dashurisë për fëmijët, familjen dhe të gjithë qytetarët.
Kjo festë na obligon që t’i vizitojmë miqtë dhe të afërmit, por le të na shërbejnë edhe më shumë përkushtimi për kultivimin e tolerancës dhe mirëkuptimit si vlera universale.
Urime! Paqja dhe Mëshira e Zotit Qoftë e Përhershme për Ju dhe Familjet Tuaja!
Me respekt:
Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës
Burim Berisha