Kryetari z.Burim Berisha priti në takim Granit Hykolli Trajnerin e klubit të karates “FUSHË KOSOVA” si dhe dy garueset Rea dhe Alea.
Rea Sejdiu Medaliste e Bronzt Ballkanike, kampione e shumëfisht e Kosovës dhe e radhitur në vendin e 7 në Youth League në Porec të Kroacis, garë e cila është shumë e rëndësishme për grumbullimin e pikëve olimpike.
Alea Kelmendi e renditur në vendin e 5 -të në Kampionatin Ballkanik, po ashtu doli e 5-ta në Youth League në Porec të Kroacis, garë e cila është shumë e rëndësishme për grumbullimin e pikëve olimpike.
Alea po ashtu është kampione e shumëfisht e Kosovës.
Garuesit e Klubit te karates “FUSHË KOSOVA” janë premtues në medalet të nivelit botëror e kjo edhe po dëshmohet me sukseset e vazhdueshme.