Në prononcimin e kryetarit z.Burim Berisha, ndër të tjera thuhet:
Të dashur bashkatdhetar, me dëshirën dhe urimet më të përzemërta për qëndrimin tuaj në komunën e Fushë-Kosovës, uroj që të kaloni ditë të mira dhe të këndshme pranë më të dashurve tuaj.
Fushë-Kosova po ndryshon nga viti në vit dhe ky ndryshim vjen falë angazhimit dhe kontributit të të gjithë qytetarëve të komunës së Fushë-Kosovës e gjithsesi edhe kontributit tuaj, andaj jeni meritor që qytetin e Fushë-Kosovës po e bëjmë një qytet të zhvilluar, të pastër, prosperues dhe atraktiv.
Jemi të hapur dhe mirëpresim çdo vullnet dhe nismë tuajën në të mirë të komunës së Fushë-Kosovës.
Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!