Sot më datë 30 gusht 2018, Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha priti në takim Ambasadorin Prof. Dr. Beqir Ismaili.
Në takim u diskutua mundësia për organizimin e disa kurseve për trajnimin e stafit për kuadër diplomatik si dhe mundësia e vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Fushë-Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Kryetari Burim Berisha falënderoi Ambasadorin Ismaili për bashkëpunim institucional për realizimin e projekteve të përbashkëta.