Në një bisedë të afërt, dhe shumë miqësore, të dy bashkëbiseduesit diskutuan për zhvillimet e përgjithshme politike në Kosovë si dhe për aktualitetin politik, sidomos për vakumin institucional që po zgjat duke vlerësuar se ky vakum po krijon edhe probleme në realizimin e shumë projekteve në të mirë të qytetarëve. Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan se dalja sa më e shpejtë nga kjo situatë është shumë e domosdoshme dhe urgjente. Në takim ishte prezent edhe Kryesuesi i Kuvendit, z. Fadil Krasniqi.