Në sallën e Kuvendit të Komunës në prani të përfaqësuesve të fshatit Lismir dhe Kuzmin, si dhe të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas të qytetit të Fushë-Kosovës, përfaqësuesve nga komuna e Fushë-Kosovës z.Jakup Ternava, kryesues i Kuvendit të Komunës dhe z. Boban Filipoviq nënkryetar për komunitete i Komunës, pastaj komandanti i stacionit policorë në Fushë-Kosovë z. Valdet Bujupi si dhe përfaqësues të OSBE-së dhe të Qendrës për Zhvillim dhe Edukim në Vushtrri të përfaqësuar nga Tinatin Bezhanishvili, Rifat Marmullaku, kapiten Çlirim Hajdini, është themeluar ky këshill nga i cili do të përfitojnë përfaqësues nga këto komunitete duke identifikuar dhe adresuar problemet e caktuara çdoherë në bashkëpunim të ngushtë me stacionin policorë dhe Komunën.
KLSP-ja është një mekanizëm për t’i zbatuar iniciativat e policimit në bashkësi dhe për të përmirësuar sigurinë në bashkësi.