‘Gara për mjedis të pastër’ zyrtarisht ka filluar në vitin 2015, ku pjesëmarrëse ishin 17 Komuna të Republikës së Kosovës së bashku me Ndërmarrjet Publike në nivel të këtyre rajoneve.
Dje, më datë 20.09.2017 kemi pranuar rezultatet preliminare të fituesve të kësaj gare, ku Komuna e Fushë-Kosovës me sukses i ka fituar të gjitha çmimet e kësaj gare:
Komuna me përmirësim më të madh të menaxhimit të mbeturinave,
Komuna me performancë më të mirë të menaxhimit të mbeturinave, dhe
Grupi me përmirësim më të lartë.
Shpërblimi për kokë banori – 69,643.00 €;
Shpërblimi për indikatorët e performancës – Komuna ka fituar 300,000.00 €, ndërsa si grup 38,457.00 €
Totali i grandeve për Komunën e Fushë-Kosovës është – 408,100.00 €.
Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z. Burim Berisha, ka falënderuar organizatorët e kësaj gare mjedisore me theks të veçantë në përmirësim të menaxhimit të mbeturinave: MMPH, MAPL, MZHE, GIZ-in gjerman dhe Bankën Gjermane për Zhvillim (KFW).
Kryetari Berisha, po ashtu ka falënderuar edhe z. Kei Hoffman – Përfaqësues i GIZ-it dhe stafin e tij për ndihmën dhe mbështetjen e ofruar gjatë këtyre dy viteve.
Angazhimi i Komunës në lidhje me këtë fushë nuk do të ndalet ma kaq, do të ofrojë shërbim sa më cilësor rreth menaxhimit të mbeturinave duke filluar shumë shpejt edhe ndarjen e tyre në burim-riciklim për një ambient sa më të pastër.
Nëse do të organizohen Gara tjera të këtij lloji ne do të jemi pjesëmarrës dhe shpresojmë se do të fitojmë bindshëm, sikur në fazën e parë të ‘Garës për mjedis të pastër’.