Sot, në kuadër të aktiviteteve mbrojtëse nga ‘COVID-19’, u dezinfektuan rrugët e shumta ne lagjet 028, 029 në Fushë-Kosovë.
Falënderojmë gjithë komunitetin i cili po tregon kujdes të shtuar në parandalimin e përhapjes së këtij virusi. Komuna do të vazhdojë me dezinfektimin e të gjitha hapësirave publike, hyrjeve të ndërtesave, rrugëve dhe hapësirave tjera.
Qytetarë të nderuar, fatmirësisht ende nuk kemi asnjë rast të prekur nga ky virus, prandaj të vazhdojmë bashkërisht duke respektuar edhe më shumë edhe më tutje të gjitha rregullat dhe masat e ndërmarra për ta parandaluar, për tu mbrojtur dhe në fund për ta mundur këtë virus.
Komunikatë e lëshuar nga shtabi e emergjencës.
Kryetar Burim Berisha