Ai la pas një trashëgimi unike dhe tejet të pasur me vepra që kanë ndikuar thellë në kulturën dhe identitetin tonë kombëtar.
Kadare ishte një zë i fuqishëm që jehoi në çdo cep të botës, e që me penën e tij solli në jetë histori, personazhe dhe mesazhe që do të mbeten përjetësisht në kujtesën tonë kolektive.
Komuna e Fushë Kosovës ishte e nderuar ta shpall qytetar nderi Ismail Kadaren në vitin 2023.
Ngushëllimet më të thella familjes, shqiptarëve dhe të gjithë atyre që e kanë dashur dhe çmuar këtë shkrimtar të jashtëzakonshëm!
Kryetari i Komunës z.Burim Berisha