Nga data 12 – 18 qershor 2019 në komunën tonë u mbajt festivali internacional “Euro Kosova Art Harilaq 2019”. Në këtë festival morën pjesë mbi 40 artist nga 15 vende të botës. Gjatë qëndrimit të tyre shtatë ditorë, artistët përmes punimeve të tyre shprehën talentin në pikturim. Në përmbyllje artistët pjesëmarrës, falënderuan komunën e Fushë Kosovës – Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për organizimin e këtij festivali tashmë tradicional.