Sot, Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, së bashku me nënkryetarin Shpend Bardiqi dhe Kryesuesin e Kuvendit Komunal, Vlonjat Hasani, bënë homazhe te lapidari i familjes Morina, në shënim të 27-vjetorit të rënies së kësaj familjeje.
Të pranishëm në këtë aktivitet përkujtimor ishin edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, si dhe Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi.
Në këtë përvjetor të rëndësishëm, u nderua sakrifica dhe kujtimi i familjes Morina, e cila mbetet simbol i qëndresës dhe kontributit për lirinë e vendit. U vendosën lule dhe u përkujtua me respekt jeta dhe vepra e tyre, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe vlerave të lirisë për brezat e ardhshëm.