Sot në Bardh të Madh filluam me shërbimet shëndetësore parësore edhe në ndërrimin e dytë dhe tani qytetarët do të marrin shërbime nga ora 07:00 në mëngjes deri në ora 19:00 në mbrëmje.
Ky orar do të zbatohet edhe në Qëndren e Mjekësisë Familjare në Sllatinë të Madhe.
Me këtë orar qytetarët do të marrin shërbimet më afër banimit të tyre dhe njëkohësisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare do lehtësohet për të dhënë shërbimin e tyre me cilësi më të lartë.