Organizuar nga Njësia për të Drejtat e Njeriut Barazi Gjinore sot filloi fushata e Vetëdijesimit me moton “Të gjithë së bashku ta mundim Kancerin e Gjirit”, e cila fushatë do të implementohet gjatë muajit tetor në fokus do të jenë gratë dhe vajzat e të gjitha komuniteteve.
Qëllimi është sensibilizimi i grave të Komunës së Fushë-Kosovës ,mbi rëndësinë e zbulimit të hershem dhe diagnostikimin e sëmundjes me kohë, simtomologjinë dhe mundësinë e mjekimit.
Në kuadër të kësaj fushate do të realizohen shumë aktivitete, ligjërata mbi rëndësinë e diagnostikimit të hershëm, si dhe shpërndarja e broshurave.