Fushë Kosova ishte veshur me flamurin shtetërorë për nderë të ditës së Pavarësisë, ndërkohë delegacione të përbëra nga udhëheqja e lartë e komunës dhe shoqatat e dalura nga lufta kanë bë homazhe tek varrezat e dëshmorëve dhe martirëve të qytetit.
Një aktivitet tjetër që u zhvillua për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës është edhe turneu mbarëkombëtar i shahut “Përvjetori i Pavarësisë” që u zhvillua nën përkujdesjen e Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport. Këtë aktivitet e hapi drejtoresha e kësaj drejtorie znj.Nurije Avdiu. Turneu i cili u mbajt nën masat e rekomanduara nga IKSHP dhe Ministria e Shëndetësisë, nxori pesë fitues të cilët u nderuan me kupa dhe mirënjohje.
Në pesë vendet e para u renditën: Përparim Makolli – vendi i parë, Ardian Jashari – vendi i dytë, në vendin e tretë u rendit Nderim Saraçi, në pozitën e katërt – Muhamet Asllani dhe i pesti ishte Besim Uruçi.
Kupat dhe çmimet i ndau drejtoresha e Kulturës Rinisë dhe Sportit e cila edhe përmbylli këtë turne tashmë tradicional.