Komuna e Fushë-Kosovës ka mbajtur dëgjimin e parë publik me qytetarë, ku është diskutuar për Planifikimin Buxhetor për periudhën 2026-2028.
Në këtë dëgjim, morën pjesë planifikuesit e buxhetit, z. Bardhyl Koiçiçi dhe znj. Shqipe Islami, si dhe qytetarë të interesuar nga komuna.
Pas prezentimit të projeksioneve buxhetore për vitet 2026-2028 nga planifikuesit, të pranishmit paraqitën kërkesat dhe sugjerimet e tyre për investimet kapitale që duhet të realizohen në këtë periudhë.
Buxheti i përgjithshëm i Komunës për vitin 2026 është 26,803,586.00 euro, ndërsa nga kjo shumë, për investime kapitale janë planifikuar 10,511,000.00 euro.
Ky ishte dëgjimi i parë publik me qytetarë për vitin 2026, ku është diskutuar në detaje rreth Planifikimit të Buxhetit dhe prioritetet investuese të Komunës.