Komuna e Fushë-Kosovës ka mbajtur dëgjimin e parë me qytetarë ku ka diskutuar për Planifikimin Buxhetor 2025-2027.
Në këtë dëgjim, ishin prezent Planifikuesit e Buxhetit z.Bardhyl Kojçiçi dhe znj. Shqipe Islami, Drejtori për Administratë z.Amir Bullatovci, këshilltarë komunal dhe qytetarë.
Pas prezentimit të projeksioneve buxhetore për vitet 2025-2027, të pranishmit kanë paraqitur kërkesat e tyre për investimet kapitale.
Buxheti i përgjithshëm i Komunës për vitin 2025 është 16,747,838 euro, ndërsa nga kjo shumë, për investime kapitale janë planifikuar 4,781,000 euro. Ky është dëgjimi i parë publik me qytetarë për këtë vit, ku është diskutuar për Planifikimin e Buxhetit.