Në prani të zyrtarëve të lartë, siç ishin: z.Joost-Korte, zv.drejtor i Përgjithshëm i Zgjerimit i Bashkimit Evropian, z.Besim Beqaj, Ministër i Zhvillimit Ekonomik, z.Jan-Peter Olters, Shef i Zyrës së Bankës Botërore në Prishtinë dhe z.Fadil Krasniqi, zv. kryetar i Komunës së Fushë-Kosovës, është hapur ekspozita “Jeta pas TC Kosova A” në të cilën kanë marrë pjesë, në këtë konkursin për pikturë, rreth 500 nxënës nga gjashtë shkolla të komunës së Fushë-Kosovës dhe të Obiliqit.
Konkursi ka qenë pjesë e fushatës së vetëdijesimit publik e cila synon të promovoj rëndësinë dhe përparësitë e dekomisionimit të ardhshëm të TC Kosova A për mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik të popullsisë së dy komunave, por edhe të Kosovës në përgjithësi. Fushata është organizuar me përkrahjen e zyrës së BE-së.
Ekspozita do të qëndroi e hapur për vizitorët, në sallën e leximit pranë Qendrës së Kulturës në Fushë-Kosovë, nga ora 9:00-16:00.