Komuna e Fushë-Kosovës renditet e para në nivel vendi sa i përket përmbushjes së treguesve në Sistemin për Menaxhimin e Performancës komunale në fushën e “Arsimit Parauniveristar”.
Bazuar në Sistemin për Menaxhimin e Performancës Komunale nga MAPL për nivelet e përmbushjes së treguesve për fushën “Arsimi Parauniversitar” për vitin 2023, Komuna e Fushë-Kosovës renditet e para në nivel të Komunave të Republikës së Kosovës.
Në tabelën e mëposhtme shihen rezultatet në përmbushjen e treguesve të shprehur në përqindje për secilën komunë. Mbi mesataren e vendit janë renditur 22 komuna, nën mesataren e vendit janë renditur 12 komuna ndërsa me nivel maksimal të përmbushjes së treguesve prej 85.14% është renditur komuna e Fushë-Kosovës.