Kryetari i komunës së Fushë-Kosovës z.Burim Berisha priti në një takim përfaqësues nga OJQ “Marakli të Biciklave” z.Berat Rakovica dhe z.Gazmir Raci.
Qëllimi i këtij takimi ishte fillimi i zhvillimit të projektit për lëvizje me biçikleta në Fushë-Kosovë si mjet i shëndetshëm qarkullimi e që ruan mjedisin por edhe si mjet i identitetit kulturorë të një vendi.
Pritet që ky projekt të gjej zbatim dhe të jetë i pranueshëm edhe për vet qytetarët tanë në të ardhmen.
Këtë vit komuna ka planifikuar të ndaj rreth 175.000 euro për sinjalistikë horizontale dhe vertikale duke përfshirë edhe zhvillimin e komponentëve që kanë të bëjnë më biçikletat.