Drejtoria për Inspektorat vazhdon me lirimin e hapësirave publike në Komunën e Fushë-Kosovës
Drejtoria për Inspektorat është duke vazhduar me zbatimin e urdhëresës për lirimin e hapësirave publike në rrugën “Hajrualla Zymi”.
Qëllimi i këtij aksioni është të rikthejë në funksion publik trotuaret, sheshet, rrugët dhe të gjitha hapësirat e përbashkëta, të cilat janë të destinuara për përdorim të lirë nga qytetarët. Aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim dhe do të shtrihet në të gjitha rrugët dhe lagjet e qytetit të Fushë-Kosovës.