Me 11 mars 2014, në Kroin e Vitakut në veri të Mitrovicës, Shoqata e Shkrimtareve “Naim Frashëri” në Fushë-Kosovë, e ndihmuar edhe nga DKRS e komunës së Fushë-Kosovës së bashku me Unionin e Shkrimtarëve e Kritikëve organizuan ‘Orë Letrare’ kushtuar piktorit e poetit Kadri Kadriu, në 15 vjetorin e vrasjes nga forcat serboçetnike.
Në këtë Orë Letrare morën pjesë 35 shkrimtarë nga Kosova, Maqedonia, Presheva dhe nga Amerika.
Kjo Orë Letrare u përcoll nga mjetet e informimit RTK, TV21, Klan Kosova, TV Mitrovica etj.