Sot u mbajt akademia përkujtimore në nderim të dëshmorëve të rënë për liri, ku u përkujtua me respekt dhe dinjitet sakrifica e tyre sublime për atdheun.
Në kuadër të kësaj dite përkujtimore, u zhvilluan edhe homazhe pranë bustit të komandantit legjendar Adem Jashari, si dhe tek varrezat e qytetit, ku u vendosën kurora lulesh dhe u bënë nderime në kujtim të të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit.