Në skenën e teatrit të qytetit, “Petro Marko”, në Vlorë përfundoi edicioni V i “Aulona Internacional Folk”. Të parët në skenë janë ngjitur artistët nga Kosova, që u përfaqësuan nga Ansambli i Këngëve dhe i Valleve ” Zëri i Kosovës” nga Fushë-Kosova, të cilët u pritën në mënyrë shumë të ngrohtë dhe u duartrokiten gjatë deri sa ata performuan pikat e zgjedhura, siç ishin vallet me motive Kosovare, Lumjane pastaj vallja e Sharrit etj. Puna e madhe e Koreografit dhe mjeshtrit të madhe të valles z.Dilaver Kryeziu po bëjnë që ky ansambël të marrë ftesa në evenimente kombëtare e ndërkombëtare, siç ishte edhe pjesëmarrja në edicionin e fundit në Aulona Internacional Folk.
Paraqitje brilante e A.K.V “ Zëri i Kosovës” për grupin e dytë ishte edhe në Fushë Arrëz ku në mesin e shumë grupeve nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia ky Ansambël ishte ndër më të veçantit pasi që shquhej edhe për veshjen tradicionale si dhe lojën mjaft të përsosur në skenë.