Në këtë segment rrugor po punohet në shtrimin e shtresës së parë të asfaltit.
Projekti parasheh zgjerimin e rrugës në tri korsi, duke përmirësuar ndjeshëm qarkullimin dhe sigurinë në trafik.
Duke pasur parasysh afërsinë me shkollën “Mihal Grameno” dhe frekuentimin e lartë të kësaj rruge nga automjetet dhe këmbësorët, ndërhyrja synon të krijojë kushte më të mira dhe lëvizje më të lehtë e më të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

