
Realizohet premtimi rreth shtimit të linjave të reja të autobuseve në zonat periferike të Komunës së Fushë Kosovës, që nuk kane qenë të mbuluara me transport.
Linja e re e autobusëve do të mundësojë lidhjen e Prishtinës me Fushë Kosovën, si dhe me vendbanimet Nakaradë, Lismir, Bardh i Madh, Graboc i Ulët dhe Graboc i Epërm.
Përmes këtij shërbimi të ri, synohet lehtësimi i qarkullimit dhe krijimi i mundësive më të mira të transportit për banorët e këtyre vendbanimeve.