Është mbajtur promovimi i librit “Gjaku i tyre – Dhuratë Lirisë”, me autor Shahin Idrizi, një vepër kushtuar dëshmorëve dhe martirëve të luftës në Fushë-Kosovë.
Në promovimin e librit morën pjesë kryetari i Komunës Valon Prebreza, kryesuesi i Kuvendit Komunal Vlonjat Hasani, gjithashtu ishin të pranishëm drejtor të komunës së Fushë Kosovës dhe deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës
Përmes kësaj vepre, ruhet dhe përcillet ndër breza kujtesa për sakrificën sublime të dëshmorëve dhe martirëve, të cilët dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

