Me slloganin “MOS HESHT” po vazhdon fushata kundër trafikimit me qenie njerëzore.
Trafikimi i qenieve njerëzore është një nga format më të rënda të shkeljes së të drejtave dhe dinjitetit njerëzor.
Ai cenon lirinë, sigurinë dhe të ardhmen e individëve, duke prekur veçanërisht gratë, fëmijët dhe grupet më të cenueshme të shoqërisë.
Parandalimi i këtij fenomeni kërkon ndërgjegjësim, informim dhe angazhim të përbashkët institucional e qytetar.
Raporto 0800 11 112 ose 192