Në Kompleksin 300 kanë nisur punimet për ndërtimin e një parku të ri, me qëllim krijimin e një hapësire të gjelbër, funksionale dhe atraktive për banorët. ![]()
![]()
Hapësira e uzurpuar po i rikthehet qytetarëve dhe po shndërrohet në një ambient të dedikuar për komunitetin, me investime që synojnë përmirësimin e cilësisë së jetesës dhe krijimin e hapësirave të reja rekreative. ![]()
![]()
Në nisjen e punimeve ishte i pranishëm Kryetari i Komunës, Valon Prebreza, së bashku me Drejtorin e Infrastrukturës, Arianit Tërmkolli, dhe Drejtorin e Inspektoratit, Durim F. Hajra.
Hapësirat publike janë të qytetarëve dhe për qytetarët.