Në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor, Komuna e Fushë Kosovës ka vazhduar me realizimin e procesit të DDD-së (dezinfektim, dezinsektim dhe deratizim) në objektet shkollore.
Procesi është realizuar në:
SHFMU “Mihal Grameno” – klasat 1–5
SHFMU “Mihal Grameno” – Aneksi 1
SHFMU “Selman Riza”
SHMP “Hoxhë Kadri Prishtina”
SHMP “Minatori”
Qëllimi ynë është që nxënësit dhe stafi arsimor ta fillojnë vitin e ri shkollor në ambiente të pastra, të sigurta dhe të përshtatshme për zhvillimin e procesit mësimor.
Për një fillim të mbarë dhe të sigurt të vitit të ri shkollor!











