Sot, Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, së bashku me drejtorin Mirsad Qyqalla, drejtoreshat Pranvera Merovci dhe Vildane Latifi, si dhe udhëheqësen e Sektorit për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore, Lindita Dervisholli-Prebreza, zhvilluan një bashkëbisedim me gratë fermere të komunës. ![]()
![]()
Gjatë takimit u diskutua për krijimin e një tregu mobil , i cili do t’u mundësonte grave fermere të promovojnë dhe shesin më lehtë produktet e tyre vendore dhe punimet artizanale.
Ftojmë qytetarët të vizitojnë Parkun “Pishat e Sllatinës” dhe të mbështesin prodhuesit vendorë duke blerë produktet e tyre.
Mbështesim gratë fermere. Mbështesim prodhimin vendor