Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Fushë Kosovës se, bazuar në vendimin e Kryetarit të Komunës, Valon Prebreza, Sektori i Gjendjes Civile do të ofrojë shërbime edhe gjatë ditëve të shtuna, gjatë sezonit veror.
🗓️ Periudha: 01.08.2026 – 29.08.2026
🕗 Orari: Çdo të shtunë, nga ora 08:00 deri në 12:00.
Ky vendim është marrë për të lehtësuar qasjen e qytetarëve në shërbimet e Gjendjes Civile dhe për të ofruar shërbime sa më të shpejta, efikase dhe të qasshme gjatë sezonit veror.