Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, së bashku me Ministren e Kulturës, Saranda Bogujevci, vizituan objektin e Shtëpisë së Kulturës në Fushë Kosovë, ku u njohën nga afër me gjendjen aktuale të objektit dhe nevojat për intervenim.
Gjatë vizitës u vlerësua se ky objekt me rëndësi për qytetarët dhe jetën kulturore të komunës, për 27 vite nuk ka pasur investime të mjaftueshme për renovim dhe mirëmbajtje.
Me këtë rast, u dakorduan hapat e nevojshëm për renovimin dhe rikthimin e Shtëpisë së Kulturës në funksion të plotë, me qëllim krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e aktiviteteve kulturore, artistike dhe komunitare.
Komuna e Fushë Kosovës mbetet e përkushtuar në krijimin e hapësirave moderne dhe të denja për kulturën, artin dhe qytetarët e saj.