Sot u zhvilluan dëgjimet publike me banorët e fshatrave Graboc i Poshtëm dhe Bardh i Madh, në kuadër të planifikimit të Buxhetit për vitin 2027 dhe Programit të Investimeve Kapitale 2027–2029.
Në këto takime morën pjesë nënkryetari i Komunës, Shpend Bardiqi, si dhe drejtorët Arianit Tërmkolli, Izja Mjeku dhe Bardhyl Koiçiçi, të cilët prezantuan procesin e planifikimit dhe dëgjuan nga afër kërkesat, propozimet dhe prioritetet e qytetarëve.
Komuna e Fushë Kosovës mbetet e përkushtuar për një proces transparent dhe gjithëpërfshirës, duke ndërtuar një buxhet që reflekton nevojat reale të qytetarëve.
Dëgjimet publike vazhdojnë nesër!
Mesbardh – Objekti i Bashkësisë Lokale
17:00
Bardh i Vogël – Objekti i Bashkësisë Lokale
19:00
Ftojmë të gjithë qytetarët të marrin pjesë dhe të japin kontributin e tyre me propozime dhe ide për zhvillimin e Komunës së Fushë Kosovës.
Falënderojmë të gjithë banorët për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në këtë proces të rëndësishëm.