Të nderuar qytetarë të Fushë Kosovës, ju njoftojmë se është publikuar orari i grumbullimit të mbeturinave për qytetin dhe të gjitha fshatrat e Komunës së Fushë Kosovës.
Ju ftojmë të konsultoni orarin, të gjeni vendbanimin tuaj dhe t’i vendosni mbeturinat në kohën e caktuar, në mënyrë që procesi i grumbullimit të zhvillohet sa më efikas.
Ditën e hënë, mbeturinat do grumbullohen në Nakaradë, Lagjen 028, si dhe te Stacioni i Trenit, ditën e martë, mbeturinat do grumbullohen në Bresje, Nakaradë dhe te Stadioni, ditën e mërkurë, në Graboc të Poshtëm, Bardh të Madh (mbi hekurudhë), Kuzmin, Lismir dhe në Lagjen 029, ditën e enjte, në Bardh të Madh (mbi hekurudhë), Mesbardh, Bardh të Vogël, Sllatinë të Madhe, Sllatinë të Vogël, Harilaç dhe Henc, ditën e premte në Miradi të Epërme, Miradi të Poshtme dhe Vragoli, si dhe vikendin në Unazën e Qytetit.
Në Lagjen Dardania, grumbullimi i mbeturinave do të realizohet çdo ditë, dy herë në ditë – paradite dhe në mbrëmje, përfshirë edhe fundjavën, me qëllim të ofrimit të një shërbimi sa më cilësor për banorët.
Gjithashtu, gjatë javës së ardhshme do të prezantojmë hapin e radhës drejt digjitalizimit të menaxhimit të mbeturinave, një projekt që synon përmirësimin e shërbimeve komunale dhe komunikimin më efikas me qytetarët.
Me bashkëpunimin dhe përgjegjësinë e secilit prej nesh, ndërtojmë një Fushë Kosovë më të pastër, më të organizuar dhe më të mirë për të gjithë.