Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, mbajti sot një takim koordinues me komandantin e Policisë së Fushë Kosovës, Bekim Zogjani, drejtorët e Inspektoratit, Shërbimeve Publike, Bujqësisë dhe përfaqësues të Bashkësisë Islame të Fushë Kosovës, me qëllim koordinimin e masave për parandalimin e zjarreve pas përfundimit të korrje-shirjeve.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit institucional dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve për të mos ndezur zjarre në sipërfaqe bujqësore, fshatra dhe veçanërisht në Parkun e Pishave në Sllatinë.
Apelojmë tek të gjithë qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal dhe të kontribuojnë në mbrojtjen e jetës, pronës dhe mjedisit.