Drejtoria e Shërbimeve Publike ka realizuar sot punime për pastrimin dhe mirëmbajtjen e Parkut të Pishave në Sllatinë, me qëllim të ruajtjes së pastërtisë dhe krijimit të një ambienti sa më të rregullt për qytetarët.
Punimet nga afër i përcolli Drejtori i Shërbimeve Publike, Izja Mjeku, i cili u njoftua me ecurinë e tyre dhe theksoi rëndësinë e mirëmbajtjes së vazhdueshme të hapësirave publike.
Parku i Pishave në Sllatinë është një ndër hapësirat rekreative më të bukura dhe më të frekuentuara në komunën tonë. Ruajtja e pastërtisë dhe mirëmbajtja e tij kërkon angazhimin e institucioneve, por edhe bashkëpunimin e çdo qytetari.
Ta ruajmë dhe ta mbajmë të pastër çdo hapësirë publike.