Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Fushë Kosovës shpall këtë Thirrje Publike për emërimin e anëtarëve të Komisionit për vlerësimin e projekt-propozimeve të OJQ-ve dhe individëve. Kjo thirrje lidhet me projekt-propozimet e pranuara në kuadër të fushës prioritare: “Organizimi i turneve garuese në sporte të ndryshme në Komunën e Fushë-Kosovës”.
Njoftohen përfaqësuesit e OJQ-ve dhe të shoqërisë civile në Komunën e Fushë-Kosovës, të cilët kanë aplikuar sipas thirrjes publike të datës 24.06.2026, Nr. 1048, se mund t’i dërgojnë propozimet e tyre për anëtarë të Komisionit Vlerësues. Ky komision do të themelohet për të vlerësuar aplikacionet për financimin e OJQ-ve.
Komisioni do të plotësohet me dy përfaqësues nga grupi i ekspertëve të jashtëm:
- Një përfaqësues nga OJQ-të.
- Një përfaqësues në cilësinë e ekspertit.
Detajet e tjera i gjeni në dokumentin më poshtë:
Thirrje-Publike-DKRS-Emerimi-Antareve – TURNE / Shkarko këtu