Komuna e Fushë Kosovës njofton të gjithë të interesuarit se është shtyrë afati për aplikim në kuadër të Thirrjes Publike për përkrahjen financiare të start-up bizneseve inovative dhe bizneseve të reja për vitin 2026.
Afati i ri për aplikim është deri më 30 qershor 2026, në ora 16:00.
Shtyrja e afatit është bërë për t’u ofruar aplikuesve më shumë kohë për përgatitjen dhe dorëzimin e aplikimeve sa më cilësore, si dhe për të mundësuar pjesëmarrje më të gjerë në këtë thirrje.
Të gjitha kushtet, kriteret, dokumentacioni i kërkuar dhe mënyra e aplikimit mbeten të pandryshuara, sipas thirrjes publike të publikuar më herët.
Ftojmë të gjithë të interesuarit që të shfrytëzojnë afatin e ri dhe të dorëzojnë aplikimet e tyre brenda datës së përcaktuar.
Për informata shtesë, të interesuarit mund t’i drejtohen Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Tatim në Pronë në Komunën e Fushë Kosovës.