Komuna e Fushë Kosovës vazhdon të forcojë angazhimin e saj për mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve.
Përmes Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale është nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi do të ofrohen shërbime psikosociale dhe juridike përmes Qendrës për Punë Sociale, duke siguruar mbështetje të specializuar për fëmijët dhe familjet e tyre.
Ky memorandum përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të mekanizmave të mbrojtjes së fëmijëve, avancimit të mirëqenies sociale dhe ndërtimit të një mjedisi më të sigurt për të gjithë qytetarët e komunës sonë.