Me rastin e 12 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Fushë Kosovës, ju ftojmë të merrni pjesë në programin festiv që do të organizohet më 12 qershor, duke filluar nga ora 19:00, në ambientet e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët Mihal Grameno.
Kjo mbrëmje festive do të jetë një moment i veçantë për të kujtuar dhe nderuar sakrificën e të gjithë atyre që kontribuan për lirinë e vendit tonë, si dhe për të festuar së bashku vlerat e lirisë, unitetit dhe përparimit të Fushë Kosovës.
Ju mirëpresim që së bashku të shënojmë këtë datë të rëndësishme historike.