Komuna e Fushë Kosovës njofton qytetarët se më 10 dhe 11 qershor 2026, duke filluar nga ora 20:00, do të realizohet dezinsektimi në hapësirat e hapura publike në tërë territorin e komunës, me qëllim të kontrollit dhe luftimit të insekteve bartëse të sëmundjeve, si dhe përmirësimit të kushteve të shëndetit publik.
Data e realizimit: 10–11 qershor 2026 (e mërkurë dhe e enjte)
Koha e fillimit: 20:00
Zona e mbulimit: Qyteti i Fushë-Kosovës, të gjitha fshatrat e komunës dhe Pishat e Sllatinës.
Me qëllim të mbarëvajtjes së procesit dhe mbrojtjes së shëndetit publik, lusim qytetarët që gjatë kohës së realizimit të dezinsektimit të respektojnë këto masa paraprake:
• Të mbajnë të mbyllura dritaret dhe dyert e objekteve të banimit;
• Të shmangin qëndrimin e panevojshëm në hapësirat ku zhvillohet procesi i spërkatjes;
• Të tregojnë kujdes të veçantë për fëmijët, personat e moshuar dhe kafshët shtëpiake;
• Bletarët të ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve gjatë kohës së trajtimit.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.