FORMULAR APLIKIMI
Për përkrahjen financiare të start-up bizneseve inovative dhe bizneseve të reja
në Komunën e Fushë Kosovës për vitin 2026
| Ky formular plotësohet nga aplikuesi. Në fazën e aplikimit nuk kërkohet biznes i regjistruar. Aplikuesit që shpallen fitues janë të obliguar ta regjistrojnë biznesin në ARBK para nënshkrimit të kontratës së grantit me Komunën. |
PËR PËRDORIM NGA KOMUNA
| Nr. i aplikimit | Data e pranimit | Ora | Zyrtari pranues |
1. Të dhënat e aplikuesit
| Emri dhe mbiemri | |
| Nr. personal | |
| Datëlindja | |
| Adresa e vendbanimit | |
| Telefoni | |
| Profesioni | |
| Llogaria bankare |
2. Të dhënat për idenë e biznesit
| Emri i propozuar i biznesit | |
| Fusha kryesore e veprimtarisë | |
| Lokacioni i planifikuar i biznesit | |
| Shuma e kërkuar nga granti | |
| Kontributi vetanak (nëse ka) | |
| Koha e paraparë e fillimit |
Fusha prioritare e projektit:
| □ Teknologji informative / digjitalizim | □ Zgjidhje softuerike / automatizim |
| □ Prodhim dhe përpunim lokal | □ Agrobiznes urban / përpunim ushqimor |
| □ Ekonomi e gjelbër / riciklim / efiçiencë energjetike | □ Shërbime profesionale / zejtari moderne |
| □ Industri kreative / dizajn / artizanate | □ Shërbime për fëmijë, të rinj, familje dhe komunitet |
| □ Turizëm lokal | □ Tjetër |
3. Përshkrimi i idesë së biznesit
3.1 Përshkruani shkurt idenë e biznesit dhe produktin/shërbimin që do të ofroni:
3.2 Cila është nevoja/problemi në treg apo komunitet që zgjidh ideja juaj?
4. Inovacioni dhe përparësia konkurruese
4.1 Çka e bën idenë tuaj inovative, të re ose të përmirësuar për tregun lokal?
4.2 Si do të përdorni teknologjinë, digjitalizimin, modelin e ri të shërbimit/prodhimit ose qasje tjetër inovative?
4.3 Cilat janë përparësitë krahasuese të idesë suaj ndaj ofertave ekzistuese në treg?
5. Plani i zbatimit dhe ndikimi lokal
5.1 Përshkruani aktivitetet kryesore që do t’i realizoni pas marrjes së grantit:
5.2 Si do të ndikojë projekti në vetëpunësim, punësim të ri ose rritje të të ardhurave?
5.3 Cili është ndikimi i pritshëm në Komunën e Fushë Kosovës dhe në komunitet?
6. Buxheti i propozuar
Shuma e kërkuar duhet të jetë nga 3,000.00 deri në 4,000.00 euro. Shpenzimet duhet të lidhen drejtpërdrejt me realizimin e idesë së biznesit për të cilën aplikohet.
| Nr. | Përshkrimi i shpenzimit | Sasia | Çmimi/njësi | Totali |
| 1 | ||||
| 2 | ||||
| 3 | ||||
| 4 | ||||
| 5 | ||||
| 6 | ||||
| TOTALI |
| Mjetet e grantit përdoren vetëm për destinimin e saktë sipas projektit të miratuar, planit të biznesit, kontratës së grantit dhe thirrjes publike. |
7. Dokumentacioni i bashkëngjitur
| Dokumenti | Po | Jo |
| Formulari i aplikimit i plotësuar dhe i nënshkruar | □ | □ |
| Plani i biznesit | □ | □ |
| Buxheti i propozuar | □ | □ |
| Kopja e letërnjoftimit të aplikuesit | □ | □ |
| Dëshmia e vendbanimit në Komunën e Fushë Kosovës | □ | □ |
| Vërtetimi se nuk ka obligime të papaguara ndaj Komunës ose dëshmia për marrëveshje aktive të pagesës me këste | □ | □ |
| Deklarata nën betim se nuk ka përfituar financim publik për të njëjtat shpenzime | □ | □ |
| Ofertat ose pro-faturat për shpenzimet e planifikuara | □ | □ |
| Dokumente të tjera mbështetëse sipas natyrës së idesë së biznesit | □ | □ |
Shënim: Certifikata e biznesit nga ARBK kërkohet vetëm nga aplikuesit që shpallen fitues, pas publikimit të listës përfundimtare dhe para nënshkrimit të kontratës së grantit me Komunën.
8. Deklarata e aplikuesit
Unë, aplikuesi/ja, deklaroj se të gjitha të dhënat e paraqitura në këtë formular dhe në dokumentet bashkëngjitur janë të sakta dhe të plota. Deklaroj se nuk kam përfituar financim publik për të njëjtat shpenzime dhe se pajtohem që Komuna e Fushë Kosovës të verifikojë të dhënat, dokumentacionin dhe përdorimin e mjeteve. Në rast se shpallem fitues/e, obligohem ta regjistroj biznesin në ARBK dhe ta dorëzoj certifikatën e biznesit para nënshkrimit të kontratës së grantit me Komunën. Pajtohem që mjetet e grantit të përdoren vetëm për destinimin e saktë sipas projektit të miratuar, planit të biznesit, kontratës së grantit dhe thirrjes publike.
| Emri dhe mbiemri i aplikuesit: ________________________________ | Data: ________________________________ |
| Nënshkrimi: ________________________________ | Vendi: ________________________________ |
| Nr. telefoni: ________________________________ | E-mail: ________________________________ |